Trepça ka shënuar tjetër fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultat 84:67, në kuadër të xhiros së 13-të.
Për ekipin mitrovicas është fitorja e gjashtë rresht duke udhëhequr në tabelë me 24 pikë pas 11 fitore e dy humbje.
Bashkimi pësoi humbjen e nëntë, ndërsa i ka edhe katër fitore.
Kevin Bracy Davis udhëhoqi Trepçën me 24 pikë, shtatë kërcime e tri asistime, Darnell Edge i kishte 12 pikë e tetë asistime. 12 pikë i kishte edhe Amin Hot.
Te Bashkimi, Samir Zekiqi i kishte 15 pikë e shtatë kërcime.