Istogut i largohen dy basketbollistë!
KB Istogu ka konfirmuar largimin e dy basketbollistëve vendorë, Mirlind Zekaj dhe Nderim Januzaj.
Në njoftimin me këta dy basketbollistë, klubi falënderoi në veçanti Zekajn, për të cilin tha se i la në “lloç” tri ndeshje para mbylljes së gjysmë-sezonit.
Fjalë tjera shkruan për Januzajn, të cilin klubi dukagjinas e cilësoi si një njeri me “super karakter”.