Liga Ballkanike ka njoftuar këtë të premte se kampionët e Kosovës po presin vetëm konfirmimin nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për të përfunduar marrëveshjen.
Peja ishte nënkampione e sezonit të kaluar, pasi kishte pësuar humbje në finale kundër Hapoel Beer Sheva.
Drejtori i Ligës Ballkanike, Shay Shtriks, deklaroi: “Dëshiroj të përgëzoj KB Pejën për sezonin e FIBA Europe dhe t’i uroj hyrjen në Ligën Ballkanike. Jam i sigurt se duke i pasur ato me të gjitha skuadrat e tjera të respektuara që tashmë luajnë në BIBL do t’u sigurojë të gjithë dashamirëve të basketbollit lojëra të shkëlqyera deri në fund të sezonit”.
Peja do të bëhet klubi i dytë nga Kosova që garon këtë sezon në Ligën Ballkanike, pas Sigal Prishtinës.
Pjesë e kësaj lige janë edhe Lovcen, Plevlja dhe Payabl Eka AEL.