Skuadra kampione e Denver fitoi sot 122-117 në fushën e Brooklyn, në një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund. Nikola Jokic protagonist i fitores, duke realizuar 31 pikë e 11 rebound, ndërsa Jamal Murray realizoi 32 pikë po për kampionët.
Fitore të rëndësishme korri edhe Philadelphia, që falë 31 pikëve të Pascal Siakam mposhti 121-111 Toronto. Suksesi ngjit skuadrën e Philadelphia në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes, ku është pretendente.
Nuk zhgënjejnë nënkampionët e Miami, që mposhtën 122-113 Atlanta. Herro me 30 pikë ishte vendimtar për ekipin nga Florida. Fitorja e katërt radhazi për Golden State, që ka lënë pas krahëve krizën, duke fituar 129-118 ndaj Ëashington. Curry protagonist, autor i 30 pikëve.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Toronto, 121-111
Brooklyn – Denver, 117-122
Houston – Dallas, 122-96
Miami – Atlanta, 122-113
Golden State – Washington, 129-118
Sacramento – Phoenix, 120-105