Mbyllet raundi i 16-të i sezonit të rregullt të Euroleague në basketboll për meshkuj, që konfirmon dominimin e skuadrës së Real Madrid.
Spanjollët fituan 91-75 ndaj Partizan Beograd, duke siguruar fitoren e 15-të në këtë turne.
Real komandon renditjen e shkëputur ndjeshëm nga rivalët, ku me 11 fitore (4 më pak se kryesuesi) ndodhen në vendin e dytë Barcelona e Virtus Bolonja. Katalanasit fituan 85-80 në fushën e lituanezëve të Zalgiris, ndërsa italianët u mundën 79-71 nga Valencia.
Në fazën play off shkojnë tetë ekipet më të mira në përfundim të sezonit të rregullt.
Në këtë zonë janë aktualisht skuadrat e Panathinaikos, Monaco, Partizan Beograd, Fenerbahce dhe Valncia Basket, por beteja për një vend në tetë më të mirat është e fortë.
Euroleague-Raundi i 16-të
Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 92-98
Valencia Basket – Virtus Bolonja, 79-71
Real Madrid – Partizan Beograd, 91-75
Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 80-87
Zalgiris Kaunas – Barcelona, 80-85
Villeurbanne – Olympiacos, 73-85
Alba Berlin – Fenerbahce, 82-91
Bayern Mynih – Monaco, 80-91
Armani Milano – Panathinaikos, 68-76