Pas disa largimeve, Peja ka njoftuar për një përforcim.
Kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje me basketbollistin francez, Sadio Doucoure.
Doucoure vjen nga Superliga e Francës dhe pritet të jetë ndihmë e madhe për pejanët në luftë për mbrojtjen e titullit të kampionit.
“Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e Kampionëve”, thuhet ndër tjera në njoftimin e klubit pejan.