Bordi drejtues i NBA ka miratuar shitjen e skuadrës së baskebollit Dallas Maveriks (për një vlerë më të lartë se 4 miliardë dollarë), që tashmë është në pronësi të grupit Las Vegas Sands Corporation, që udhëhiqet nga familjet Adelson dhe Dumont.
Ish-pronari i klubit Mark Cuban betohet se nuk do të ndryshojnë shumë gjëra, përveç llogarisë së tij bankare.
Nga shitja e Dallas Mavericks, që tashmë është ratifikuar edhe nga “Bordi i Guvernatorëve të NBA”, Cuban ka fituar shumë, pasi e bleu klubin për 285 milionë dollarë në vitin 2000 dhe tashmë e shiti për 4 miliardë dollarë.
Gjithsesi Cuban do të mbajë 27% të aksioneve dhe postin e zëvendës-administratorit në klub. Nga sot Dallas Mavericks bëhen pjesë e perandorisë Las Vegas Sands, që menaxhon kaziono dhe resorte luksi.