Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli është përforcuar me basketbollistin amerikan, Nate Grimes.
Ky basketbollist nuk është i panjohur në komunitetin e basketbollit tonë.
“Nate Grimes nga sot bashkohet me ne, Grimes i cili ka qenë pjesë e Superligës dhe vitin e kaluar me paraqitje fantastike”, njofton KB Ylli.
Golden Eagle Ylli renditet në vend të katërt me 24 pikë pas 15 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e basketbollit tonë.
Basketbollisti është i gjatë 203 centimetra dhe së fundi luajti te klubi japonez Iwate Big Bulls.