Në vitin 1991, Michael Jordan fitonte titullin e tij të parë kampion në NBA me Chicago Bulls (6 në total). Po atë vit, një makinë BMW 850i hynte në garazhin e tij, ku qëndron prej 32 vitesh.
Ajo makinë është e para e një serie të gjatë që do të koleksiononte më pas Michael Jordan në karrierën e tij. Makina BMW 850i do të dalë tani në shitje për të gjithë të apasionuarit.
Ankandi do të organizohet nga “Bring a Trailer” dhe më 8 janar mbyllet afati i ofertave. Çmimi fillestar është 70 mijë dollarë, por natyrisht që ai çmim pritet të rritet ndjeshëm.
Makina BMW 850i e Jordan ka një motor V12 dhe ka fuqinë e 300 kuajve, një makinë me 6 marshe dhe 4 goma në gjendje të mirë, 17 polëshe secila. Edhe targa e makinës është e personalizuar “MR Air J”.
Kilometrazhi i makinës ka ndalur në 48 mijë, ndërkohë që i janë kryer edhe disa modifikime. Pronari i ri do të përfitojë edhe dokumente të firmosura nga vetë Michael Jordan.
Nw garazhin e tij, ish-ylli i NBA ka edhe disa makina tw tjera tw rralla si Chevrolet Corvette C4, Ferrari 550 Maranello, Bugatti Veyron Sang Noir apo Hennessey Venom F5 Roadster.