Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 16-të të PrinceCaffe Superligës.
Ndeshja e parë zhvillohet mesGolden Eagle Yllit dhe Istogut, me fillim nga ora 17:00.
Suharekasit janë në vendin e katërt në tabelë me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa skuadra istogase ka një fitore e 14 humbje dhe është e fundit në tabelë.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës, e cila zhvilllohet te palestrën “Sezai Surroi”.
Prizrenasit numërojnë pesë fitore e 10 humbje, kurse verdhezinjët kanë 11 fitore e katër humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.