Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin Josip Plantak.
Mbetet të shihet se cili do të jetë pasardhësi i tij në klubin kuqezi.
“KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme.
Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera.
Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri!”, njofton KB Vëllaznimi.
Skuadra gjakovare renditet në vend të pestë me 23 pikë pas 16 jave në elitën e basketbollit tonë.