Klubi më i trofeshëm në Kosovë, Sigal Prishtina, ka emëruar kryetrajnerin e ri.
Kroati Jaksa Vuliq është në krye të Prishtinës, e cila synon të gjitha trofetë gjatë këtij edicioni.
“Trajneri i mirënjohur kroat, Jaksa Vuliq, nga Cibona në Prishtinë.
Klubi ynë ka arritur marrëveshje për drejtimin e skuadrës me trajnerin kroat, Jaksa Vuliq.
Vuliq së fundmi ishte kryetrajner i Cibonës së Zagrebit, Cedevitës në Kroaci, si dhe më herët ka drejtuar skuadra të njohura në Slloveni e Bosnje, me të cilat u shpallë kampion dhe fitoi çmime si trajneri më i mirë”, njofton KB Sigal Prishtina.