Jaanë luajtur sot ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, ku nuk pati surpriza. Flamurtari, Partizani, Tirana e Vllaznia avancojnë më tej, pas fitoreve në ndeshjet e sotme.
Flamurtari kampion fitoi me lehtësi 105-28 ndaj Barleti Basket në Vlorë, ndërkohë që fitore të thellë korri edhe Partizani, kryeqytetaset fituan 103-50 ndaj Elbasanit, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”.
Fitore pa shumë bujë korri Tirana, që mposhti 69-62 Studentin në derbin kryeqytetas. Gjysmëfinalistja e fundit është Vllaznia, që mundi 62-50 Teuta Basket, ndeshje e luajtur në Shkodër.
Te meshkujt, Partizani është ekipi i fundit çerekfinalist. Të kuqtë mundën 74-70 Fieri Basket në para-eliminatore dhe më pas Elbasanin 98-74 në eliminatore. Në çerekfinale, Partizani do të luajë ndaj Besëlidhjes, ndeshjet e kësaj faze për meshkuj luhen ditën e diel.
Çerekfinale-Femra
Partizani – Elbasani, 103-50
Tirana – Studenti, 69-62
Flamurtari – Barleti Basket, 105-28
Vllaznia – Teuta Basket, 62-50
Para-Eliminatore, Meshkuj
Elbasani – Skënderbeu, 109-104
Partizani – Fieri Basket, 74-70
Elbasani – Partizani, 74-98
Çerekfinale-Meshkuj (14 janar)
Besëlidhja – Partizani,
Kamza Basket – Flamurtari,
Tirana – Apolonia,
Vllaznia – Teuta