Janë luajtur ndeshjet e raundit të 21-të të Euroleaue në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Real Madrid komandon turneun, me 19 fitore.
Spanjollët fituan 96-86 ndaj Valencia Basket në derbi, duke u shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.
Në vendin e dytë, me 15 fitore është Barcelona, që fitoi 91-73 ndaj lituanezëve të Zalgiris.
Ruan vendin e tretë skuadra italiane e Virtus Bolonja, që u mund 99-75 nga turqit e Anadolu Efes.
Në zonën play off janë edhe Panathinaikos, Fenerbahce, Maccabi Tel Aviv, Olympiacos e Monaco.
Në çerekfinalet e play off-it shkojnë tetë skuadrat e renditura më mirë në fund të sezonit të rregullt.
Euroleague – Raundi i 21-të
Fenerbahce – Bayern Mynih, 98-91
Panathinaikos – Monaco, 88-63
Armani Milano – Crvena Zvezda, 62-76
Real Madrid – Valencia Basket, 96-86
Anadolu Efes – Virtus Bolonja, 99-75
Partizani Beograd – Maccabi Tel Aviv, 88-79
Baskonia Gasteiz – Olympiacos, 80-69
Barcelona – Zalgiris Kaunas, 91-73
Villeurbanne – Alba Berlin, 63-88