Prizreni ndan rrugët me trajnerin Bostanci!
Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka njoftuar të martën që ka ndarë rrugët me trajnerin nga Turqia, Tuncay Bostanci.
Sipas njoftimit, me marrëveshje të dyanshme është vendosur që të përfundohet bashkëpunimi i klubit me Bostancin. Prizreni ka njoftuar se Bostanci do të ketë pozitën e koordinatorit dhe këshilltarit profesional në klub.
Prizreni ka nisur kampionatin në Superligë me synime të mëdha, ndërsa aktualisht është i parafundit me 22 pikë nga 17 ndeshje.