17 xhiro janë zhvilluar në Prince Caffe Superligë, që gjithnjë e më shumë po bëhet interesante.
Në bazë të statistikave pas 17 javësh, kampionia e Kosovës, Peja prin me pikë të shënuara, 91.88 për ndeshje, me vetëm 73.52 pikë të pranuara, si dhe me 44.29 kërcime për ndeshje.
Ndërkohë, sa i përket asistimeve, Bashkimi është i pari me 21.41 për ndeshje.
Te topat e vjedhur, Peja sërish është e para me 9.65, kurse sa i përket bllokadave, në vendin e parë është liderja Trepça, me 3.12 për ndeshje
Peja është më efikasja për gjuajtjet e lira, 79.88 %, Golden Eagle Ylli është i pari në gjuajtjet për dy pikë, 58.77 %, ndërsa Trepça e para për tri pikë.