BC Çair prezanton afrimin e ri, Davell Roby
Klubi i basketbollit BC Çair 2030 sot ka prezantuar përforcimin e parë dhe ai është Davell Roby.
Bëhet fjalë për basketbollistë që ka përvojë duke luajtur në Liga të ndryshme, si në Çeki, Ukrainë, Izrael, Portugali dhe së fundmi në Gjeorgji.
"Lojtari me eskperiencë shumë të madhe në ligat elite të Çekisë, Ukrainës, Izraelit ,Portugalisë si dhe së fundmi Gjeorgjisë është pjesë e rrugëtimit tonë këtë gjysëm sezonë.
Prezenca e tij luan rol thelbësor në aritjen e synimeve tona, të cilat vetëm se më janë të qarta", njofton Çairi.