Surpriza në ndeshjet e raundit të 22-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Kryesuesit e Real Madrid u mundën 98-74 nga Monaco. Gjithsesi, skuadra spanjolle ruan kreun e renditjes, me 19 fitore.
Humbet edhe Barcelona, që u mund 98-74 në Turqi nga Anadolu Efes. Katalanasit mbajnë vendin e dytë me 15 fitore, po aq sa edhe italianët e Virtus Bolonja, që fituan 73-63 ndaj francezëve të Villeurbanne.
Në vendin e katërt, me 14 fitore, ndodhen grekët e Panathinaikos, që mposhtën 84-71 Partizan Beograd. Në zonën play off, ku shkijnë 8 ekipet më të mira, janë edhe Fenerbahce, Olympiacos, Monaco e Baskonia Gasteiz.
Euroleague-Raundi i 22-të
Anadolu Efes – Barcelona, 98-74
Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 90-91
Alba Berlin – Bayern Mynih, 65-82
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 89-72
Virtus Bolonja – Villeurbanne, 73-63
Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 98-75
Monaco – Real Madrid, 98-74
Panathinaikos – Partizan Beograd, 84-71
Valencia Basket – Armani Milano, 84-72