Lis Shoshi do t’i mungojë Pejës për rreth një muaj.
Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga KB Peja, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
Shoshi pësoi lëndim javën e kaluar në ndeshjen ndaj Trepçës.
Te kampionët e Kosovës vazhdon të jetë ende jashtë Tervell Beck, i cili kishte pësuar lëndim dhe ishte operuar në dhjetor të vitit të kaluar.
“Për shkak të lëndimit, vazhdon të mbetet jashtë Tervell Beck, derisa mungon edhe kapiteni Lis Shoshi – i cili pas lëndimit që pësoi javën e kaluar pritet të mungojë rreth 4 javë.
Të dy basketbollistët po punojnë shumë që të kthehen në formën më të mirë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit pejan.
Kujtojmë se Peja sot do të luajë në udhëtim ndaj Yllit. Ndeshja do të luhet nga ora 17:00.