Janë luajtur takimet e raundit të 23-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Real Madrid gjithnjë e më shumë komandon renditjen, duke fituar 90-85 ndaj Olympiacos.
Skuadra madrilène arriti kuotën e 20 fitoreve në sezon, duke u shkëputur ndjeshëm.
Me nga 15 fitore, në vendin e dytë ndodhen Barcelona e Virtus Bolonja. Të dyja këto skuadra humbën në ndeshjet e fundit: Katalanasit u mundën nga Armani Milano, ndërsa italianët u ndalën nga turqit e Fenerbahce.
Humbet edhe Bayern Mynih, që rrezikon zonën play off, aty ku shkojnë tetë skuadrat më të mira. Në zonën play off janë edhe Panathinaikos, Fenerbahce, Monaco, Maccabi Tel Aviv e Olympiacos.
Euroleague-Raundi i 23-të
Fenerbahce – Virtus Bolonja, 88-75
Alba Berlin – Crvena Zvezda, 89-80
Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos, 90-75
Bayern Mynih – Villeurbanne, 64-76
Real Madrid – Olympiacos, 90-85
Anadolu Efes – Monacco, 78-80
Baskonia Gasteiz – Valencia Basket, 62-77
Partizan Beograd – Zalgiris Kaunas, 81-72
Armani Milano – Barcelona, 74-70