Ka startuar sot faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra. Flamurtari kampion fitoi pa probleme ndaj Barleti Basket me shifrat 87-33, ndeshje e luajtur në kryeqytet. Sfidë në sens unik, dominuar nga vlonjatet, ku u dallua Kirberg me 24 pikë.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Partizani, që fitoi 76-54 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Skuadra e “kuqe” e dominoi ndeshjen, ku kolektiviteti bëri diferencën. Për shkodranet u dallua Rreshpja me 32 pikë, por e vetme nuk mund të përballojë furinë e rivaleve nga kryeqyteti.
Në Durrës, ekipi i Tiranës 74-66 ndaj Teuta Basket, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Durrsaket u përpoqën të rivalizojnë, por gjithnjë ishin në ndjekje të bardhebluve. Për Tiranën u dallua Qosja me 25 pikë.
Fitore të rëndësishme për zonën play off arriti Studenti, që në fushën e tij fitoi 65-31 ndaj Elbasanit në “Asllan Rusi”.
Takim i komanduar nga vajzat kryeqytetase, që shënuan dyfishin e pikëve të mikeshave. Për Partizanin u dallua Spahiu me 20 pikë e 10 rebound.
Kategoria e parë-Femra, java e 11-të
Teuta Basket – Tirana, 66-74
Barleti Basket – Flamurtari, 33-87
Studenti – Elbasani, 65-31
Vllaznia – Partizani, 54-76
Renditja: Flamurtari 21 pikë, Tirana 20 pikë, Partizani 20 pikë, Vllaznia 15 pikë, Studenti 15 pikë, Teuta Basket 14 pikë, Elbasani 13 pikë, Barleti Basket 11 pikë.
*Vllaznia e Teuta Basket kanë një ndeshje më pak.