Ekipi i Lakers fitoi sot 114-105 në fushën e Boston, duke befasuar me paraqitjen e tij edhe pse në fushë mungonin LeBron James dhe Anthony Davis. Të rinjtë shkëlqyen, ku u dallua Reaves me 32 pikë.
Për Boston, që pavarësisht humbjes ruan kreun e renditjes në Lindje, u dallua Tatum me 23 pikë.
Fiton edhe ekipi i New York, që mundi 109-105 Indiana, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Brunson me 40 pikë ishte lojtari më i mirë në fushë për nju-jorkezët. Fitoren e 30-të sezonale korri sot skuadra e Philadelphia, që mposhti 127-124 Utah Jazz jashtë fushe.
Ndeshje magjike për Tyrese Maxey, që realizoi 51 pikë për Philadelphia.
Befason ekipi i Cleveland, që mundi 108-101 Memphis. Mitchell realizoi 25 pikë për miqtë, lider në fushë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Jackson për Memphis.
Rezultatet
Boston – Lakers, 105-114
New York – Indiana, 109-105
Memphis – Cleveland, 101-108
Utah Jazz – Philadelphia, 124-127