Klubi i basketbollit Vëllaznimi me Federatën e Basketbollit të Kosovës, shprehen të gatshëm për Kupën e Kosovës.
Edhe 11 ditët do të nisin edicionin e kupës.
"Final 8 Kupa e Kosovës - Gjakova 2024 – Shqiptarinë e Kemi Bashkë.
Është mbajtur konferenca e parë për media nga KB Vëllaznimi në cilësinë e organizatorit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Nga 13 deri 17 Shkurt, Gjakova do të jetë epiqendër e ngjarjes më të madhe basketbollistike e cila do t’i bashkojë tetë klube nga qytete të ndryshme anë e kënd Kosovës për një spektakël të pa parë sportiv.
Në këtë konferencë u prezantuan të gjitha detajet që do ta karakterizojnë këtë ngjarje.
Vërtet shqiptarinë e kemi bashkë dhe ky organizim na bashkon të gjithëve për të transmetuar kulturën e vërtetë sportive e cila karakterizon të gjitha klubet.
KB Vëllaznimi mbetet i përkushtuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme sportive dhe për këtë po angazhohen një numër i madh i kompanive profesionale dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Shihemi më 13 Shkurt në zemrën e shqiptarisë – në Gjakovë”, njofton KB Vëllaznimi.