Janë luajtur takimet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Flamurtari kampion fitoi 70-55 ndaj Teuta Basket, ndeshje luajtur në Vlorë. Ndeshje e dominuar nga vendaset, ku u dalluan Kirberg dhe Henderson me nga 18 pikë secila.
Fitore të lehtë korri edhe Tirana, që mundi 83-67 Elbasanin jashtë fushe. Fitore me përmbysje e bardhebluve, që pas një periode të parë të dobët (34-15 për vendaset), tregojnë forcën dhe rikuperojnë disavantazhin.
Detyrën bën edhe Partizani, që mposhti 73-40 Barleti Basket në “Asllan Rusi”. Ndeshje në sens unik, e komanduar nga të “kuqtë”, ku u dallua Lazo me 13 pikë. Barleti mbetet ekipi i vetëm pa asnjë fitore në kampionat.
Kategoria e Parë-Femra (e prapambetur)
Vllaznia – Teuta Basket, 60-48
Java e 12-të
Elbasani – Tirana, 67-83
Partizani – Barleti Basket, 73-40
Flamurtari – Teuta Basket, 70-55
Studenti – Vllaznia, 4 shkurt
Renditja: Flamurtari 23 pikë, Partizani 22 pikë, Tirana 22 pikë, Vllaznia 17 pikë, Teuta 16 pikë, Studenti 15 pikë, Elbasani 14 pikë, Barleti Basket 12 pikë.