Luhen ndeshjet e raundit të 25-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.
Ekipi i Real Madrid fitoi 86-79 ndaj Villeurbanne, duke mbrojtur kreun e renditjes.
Madrilenët janë me një këmbë në play off, me 22 fitore dhe janë shkëputur ndjeshëm nga rivalët.
Në vendin e dytë ndodhet Barcelona, që mundi 86-75 serbët e Crvena Zvezda, ndeshje e komanduar nga spanjollët. Ritmin e katalanasve mban ekipi italian i Virtus Bolonja, që rikthehet te fitorja, duke mposhtur 88-84 Partizan Beograd.
Në fazën play off shkojnë tetë ekipet e para të sezonit të rregullt, ku pas treshes së mësipërme ndodhen Panathinaikos, Monaco, Fenerbahce, Olympiacos e Valencia Basket.
Euroleague-Raundi i 25-të
Alba Berlin – Valencia Basket, 66-81
Baskonia Gasteiz – Maccabi Tel Aviv, 92-82
Bayern Mynin – Olympiacos, 72-76
Real Madrid – Villeurbanne, 86-79
Anadolu Efes – Armani Milano, 79-73
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 80-68
Crvena Zvezda – Barcelona, 76-85
Virtus Bolonja – Partizan Beograd, 88-84
Monaco – Fenerbahce, 76-69