Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar ka zbuluar listën me lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet, që Dardanët do t’i zhvillojnë në shkurt.
Në këtë listë do të grumbullohen 17 basketbollistë, listë që më pas do të shkurtohet në 12.
Grumbullimi i parë do të jetë më 18 shkurt (e diel).
Për herë të parë me Dardanët janë grumbulluar dy basketbollistët e talentuar, Jon Ismajli dhe Norik Binqe. Ismajli luan në Republikën e Çekisë, te skuadra GBA LIONS, kurse Binqe në Kroaci te skuadra Dubrava.
Po ashtu për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, i cili luan te Golden Eagle Ylli.
Lista e gjerë e Kosovës
1. Dardan Berisha - Sigal Prishtina
2. Drilon Hajrizi - Trepça
3. Dominic Artis - Cagdas Bodrumspor
4. Erjon Kastrati - Trepça
5. Lis Shoshi – Peja
6. Gëzim Morina – Golden Eagle Ylli
7. Mikaile Tmusic – Trepça
8. Dardan Kapiti – Trepça
9. Arian Çallakaj –Peja
10. Jan Palokaj – Golden Eagle Ylli
11. Muhamedali Janjeva – Sigal Prishtina
12. Ardit Pepaj –Vëllaznimi
13. Musab Mala –Peja
14. Meriton Ismaili – Peja
15. Shendrit Llapi –Vëllaznimi
16. Jon Ismajli – GBA
17. Norik Binqe – Dubrava
Trajner: Rami Hadar.