Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që mundën 124-118 Charlotte dhe ngjisin disi shkallët në renditje në Konferencën e Perëndimit.
Ndeshje me rivalitet, ku u dallua Russell me 28 pikë si dhe James e Davis me nga 26 pikë secili.
Fiton edhe skuadra e Clippers, që falë 36 pikëve të Leonard dhe 30 të Harden mundi 149-144 Atlanta.
Skuadra e Dallas fitoi 118-102 në fushën e Philadelphia, një përballje e dominuar nga miqtë. 6 lojtarë të dallas realizuan mbi 14 pikë, duke bërë diferencën në fushë. Ekipi i New Orleans mundi 138-100 kanadezët e Toronto, sfidë ku shkëlqeu Brandon Ingram, autor i 41 pikëve.
Cleveland bëri detyrën, duke mundur 136-110 Sacramento, ndeshje pa shumë histori, ku u dalluan Allen e Mitchell, me nga 29 pikë secili.
Rikthehet te fitorja ekipi i Golden State, që triumfoi 109-98 Brooklyn jashtë fushe. Curry me 29 pikë e Cuminga me 28 ishin më të mirët në fushë për Warriors.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Lakers, 118-124
Cleveland – Sacramento, 136-110
Philadelphia – Dallas, 102-118
Atlanta – Clippers, 144-149
Brooklyn – Golden State, 98-109
New Orleans – Toronto, 138-100