Phoenix Suns ka fituar ndeshjen e mbrëmjes në elitën e basketbollit amerikan NBA ndaj Milwaukee Bucks.
Pas 48 minuta lojë, Suns kanë triumfuar me tetë pikë diferencë 114:106.
Devin Booker ka qenë basketbollisti më efikas në këtë takim me 32 pikë, një kërcim e katër asistime.
Paraqitje fantastike ka pasur edhe Kevin Durant prej 28 pikëve e 10 kërcimeve duke shtuar edhe një asistim.
Bradley Beal gjithashtu shkëlqeu me 25 pikë, 10 kërcime e tre asistime.
Ndërkohë në skuadrën mysafire më i miri në parket ishte Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistim.