Janë luajtur sot tri ndeshjet e para të javës së 13-të të Kampionatit të Kategorisë së Parë në basketboll për femra. Në pritje të super-sfidës mes Flamurtarit dhe Partizanit, që luhet nesër, është Tirana ajo që është ngjitur në krye të renditjes.
Bardheblutë fituan 72-56 ndaj Vllaznisë rivale, në një ndeshje të dominuar nga kryeqytetaset. Tirana u shkëput 35-21 në mbyllje të pjesës së parë dhe më pas administroi avantazhin. Shënuesja më e mirë për Tiranën ishte Bojka me 20 pikë.
Fitore të lehtë korri ekipi i Studentit, që mundi thellë 90-21 Barleti Basket në kryeqytet, sfidë ku u dallua Pëllumbi me 26 pikë e 11 rebound. Fiton edhe Teuta, që mundi 79-49 Elbasanin (Velias 25 pikë), sfidë që aferon skuadrën durrsake më zonën play off.
Kategoria e Parë-Femra, java e 13-të
Teuta – Elbasani, 79-49
Tirana – Vllaznia, 72-56
Barleti Basket – Studenti, 20-91
Flamurtari – Partizani, 11 shkurt
Renditja: Tirana 24 pikë, Flamurtari 23 pikë, Partizani 22 pikë, Vllaznia 20 pikë, Teuta 18 pikë, Studenti 18 pikë, Elbasani 15 pikë, Barleti Basket 13 pikë.