KB Trepça është skuadra e parë që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në basketboll.
Në çerekfinale, Trepça e eliminoi Istogun duke e mposhtur me rezultat të thellë 84:51 (18:15, 21:8, 21:11, 24:17).
Basketbollisti më i mirë te Trepça ishte Kevin Bracy-Davis me 13 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.
Ndërkaq, më i dalluari te Istogu ishte basketbollisti Daquan Brooks, i cili regjistroi 15 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Në gjysmëfinalen e së enjtes, e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00, Trepça do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Golden Eagle Yllit e Vëllaznimit.
Rezultati final i ndeshjes, 84:51 në favor të Trepçës.