KB Istogu nuk po ka fat këtë sezon, dhe rezultatet negative vazhdimisht po e përcjellin skuadrën e Fikret Shatrit.
Ecuria negative vazhdoi edhe mbrëmë, pasi që Istogu u mposht në çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll nga Trepça.
E pas humbjes me Trepçën, Istogu ka marr vendim të liroj basketbollistët e huaj, respektivisht tre amerikanë.
“Klubi pas ndeshjes së fundit ka vendosur që të shkëpus marrëveshjen dhe t’i lirojë tre lojtarët amerikanë. Klubi falënderon lojtarët për kontributin”, shkruante në komunikatën e Istogut.
Po ashtu, KB Istogu njoftoi se për pjesën e mbetur të kampionatit do t’i jap shanse lojtarëve vendor.