Bora ka triumfuar në Kupën e Ligës së Parë. Prishtinasit në finale kanë shënuar fitore ndaj New Basket me rezultat 91:72 (21:22, 17:16, 22:21, 31:13).
Ndeshja e zhvilluar në Gjakovë ishte mjaft interesante, ku për 30 minuta ishte e barabartë, por fituesi është vendosur në dhjetë minutat e fundit, ku skuadra nga Prishtina ishte më e mirë dhe më e vëmendshme për të triumfuar në fund 91:72.
MVP i Kupës së Ligës së Parë është shpallur Dion Haxhosaj, çmim të cilin ia ka dhuruar Fetahu, ashtu si Kupën, Daxhosajt për triumfin në Ligën e Parë.
Është një sukses për ekipin e Bora-s.