Trepça e Mitrovicës është finalisti i parë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 72:59 (22:10, 15:21, 20:11, 15:17) ndaj Golden Eagle Yllit nga Theranda.
Çereku i parë dhe i tretë ishin përcaktues për fitoren e mitrovicasve.
Drilon Hajrizi
Trepça pretendon të mbrojë trofeun që e ka fituar në edicionin e kaluar.
Basketbollisti Drilon Hajrizi është më efikasi të Trepça me 14 pikë, i ndihmuar nga Kevin Capers e Jordy Tshimanga që secili shëno nga 13 pikë.
Në radhët e therandasve, Alonso Verge Jr me pikë 18 pikl.
Trepça e pret fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale mes Sigal Prishtinës e Bashkimit, që luhet sonte në orën 20.00.