Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 71:66 (23:19, 21:17, 16:14, 11:16) ndaj Bashkimit, në ndeshjen e gjysmëfinales që është zhvilluar në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në minutën e 24-të, prishtinasit avancuan me 13 pikë (53:40) ndaj prizrenasve.
Në minutën e 30-të rezultati ngushtohet në 10 pikë (60:50).
Në minutën e 33-të, Bashkimi me një lojë të mirë (me seri 5:0) ngushton rezultatin në 60:55, pastaj në 61:58 (në minutën e 37-të).
Një minutë pa përfunduar sfida Prishtina ishte në epërsi me tre pikë (67:64) dhe ngadhënjeu me meritë ndaj rivalit të vjetër me rezultat 71:66.
Basketbollisti Shaheed Davis është më i dalluari me 21 pikë të Sigal Prishtina, i ndihmuar nga Dardan Berisha me 19 e Muhamedali Janjeva 12 sosh.
Isaiah Umipig e Altin Morina, shënuan më së shumti pikë të Bashkimi, secili nga 14.
Të shtunën në mbrëmje (17.00) do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës.
Para finales së meshkujve të shtunën. Në orën 14.00 luhet finalja në konkurrencën e femrave, Prishtina – Bashkimi.