Finalja e Kupës së Kosovës do të vë përballë dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçën dhe Sigal Prishtinën.
Mitrovicasit kanë fituar në dy herët e fundit, derisa bardhekaltrit janë skuadra më e trofeshme në vend.
Më së shumti Kupën e Kosovës e ka fituar Sigal Prishtina, gjithsej 15 herë.
Në dy edicionet e fundit ka triumfuar Trepça, ndërsa mitrovicasit në total e kanë fituar gjashtë herë, derisa gjashtë herë e ka fituar edhe Peja.
Finalja e madhe zhvillohet sot në Gjakovë nga ora 17:00.