Primitivizmi serb ka vazhduar edhe në Nish, duke fyer Republikën e Kosovës.
Ata si gjithmonë janë të ushqyer nga politika dhe mendësia e ultë, duke brohoritur në kor kundër shtetit të Kosovës.
Tifozët rivalë serbë ('Delija' e 'Grobari') bëhen bashkë veç primitivizëm, në Ditën e Pavarësisë thërrasin “Kosova është Serbi”.
Edhe një herë treguan turpin e tyre dhe që nuk shërohen dot nga sëmundja e vjetër.
Dje në Nish u zhvillua ndeshja e Kupës në basketboll mes Cërvena Zvezdës dhe Partizanit.
Një grup i tifozëve ka thirrur Kosova, ndërsa tjetri është kundërpërgjigjur me “Serbia”.
Ky është primitivizmi i tyre. Kjo ndodhi dje më 17 shkurt, në 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.