Ashtu siç është bërë traditë tashmë NBA në javën e tretë të muajit shkurt ndalon për t’i dhënë jetë një spektakli unik në llojin e vet. Sot në mbrmje në Indianapolis do të luhet ndeshja mes më të mirëve të dy konferencave të ligës më të bukur të basketbollit në botë.
Ndërsa mbrëmjen e kaluar u zhvillua një tjetër spektakël, ku protagonistë ishin basketbollistë dhe basketbolliste. Mes disiplinave të ndryshme ishte edhe ajo mes finalizuezve më të mirë ku përballë njëri-tjetrit ishte një basketbollist i NBA dhe basketbolliste të WNBA.
Dueli mes Stephen Curry të Golden Stejt Warriors dhe Sabrina Ioneskut të Nju Jork Liberty-t pritej me shumë emocion nga ekspertët, të cilët konsiderojnë basketbollisten si rivale të denjë të katër herë kampionit të botës.
Në fund të këtij dueli triumfoi Kërri, i cili ishte autor i 29 pikëve ndërsa basketbollistja 26-vjeçare shkoi shumë pranë triumfit përballë atij që dikur ka qenë idhulli i saj, duke realizuar vetëm tri pikë më pak.
Stef Kërri mban rekordin në këtë garë pasi në 2021 realizoi plot 31 pikë.