Republika e Irlandës do të zbarkojë nesër mbrëma (19.00) në parketin e Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ku sfidohet nga kombëtarja e Kosovës.
Basketbollistët Dardanë janë të përgatitur në çdo aspekt që ta nisin me fitore në hapje të Grupi A për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027 në basketboll.
Basketbollisti Shendrit Llapi ka një mesazh të fortë para kësaj përballje.
“Jemi duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Irlandën.
Është ndeshje që e luajmë para tifozëve tanë dhe shpresojmë se kemi me dhënë maksimumin”, thotë Llapi për faqen e FBK-së.
Kosova është në grup me Zvicrën, Azerbajxhanin dhe Republikën e Irlandës.
Dy vendet e para kualifikohen më tutje.