Basketbollisti me nënshtetësi malazeze – spanjolle Nikolla Mirotiq është futur në Kosovë, ndërsa tenisti serb Novak Gjokoviq mundohet të provokojë me një postim të tij.
“Nikolla vizitoi Seminarin Teologjik të Prizrenit me familjen e tij.
Ai bëri fotografi me studentët e seminarit dhe në shërbesën hyjnore, ndihmoi murgjit, priftërinjtë dhe studentët në punën e tyre të përditshme dhe sigurisht që kishte kohë për pak basketboll”, shkruan pamfleti serb “Kurir”.
"Basketbollisti Nikolla Mirotiq me familjen e tij ka vizituar shkollën tonë gjatë ditës dhe ka marrë pjesë me nxënësit në disa nga aktivitetet e tyre ditore. Kjo ishte edhe një mundësi për të që të provojë dorën e tij në gjuajtjen e trepikëshit", thuhet në njoftimin e Teologjisë së Prizrenit.
Nga ana tjetër, Gjokoviq që njihet me skandale të panumërta ka shkruar kësisoj: në profilin e tij në Instagram: “Rrofsh vëlla, faleminderit”.