Liga Unike në basketboll për femra ka zhvilluar takimet e raundit të pestë. Partizani kampion në fuqi korri fitoren e parë në këtë edicion.
Të kuqtë fituan 55-51 në Vlorë ndaj Flamurtarit, në një ndeshje ku skuadrat bënë shumë gabime. Camaj me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për vlonjatet, por që s’mjaftuan.
Për Partizanin u dallua Jacobsson me 16 pikë. humbet Tirana, që në “Fahrie Hoti” u mposht 71-56 nga Prishtina. Qosja realizoi 18 pikë për bardheblutë, ndërsa prë kosovaret u dallua Williams me 32 pikë.
Në krye të renditjes së Ligës Unike ndodhet Bashkimi me 10 pikë të plota. Në këtë javë, Bashkimi mundi 66-62 Penzën.
Liga-Unike, java e 5-të
Flamurtari – Partizani, 51-55
Tirana – Prishtina, 56-71
Penza – Bashkimi, 62-66
Renditja: Bashkimi 10 pikë, Prishtina 9 pikë, Flamurtari 7 pikë, Tirana 7 pikë, Penza 6 pikë, Partizani 6 pikë.