Dinamo e Zagrebit është kualifikuar në të tetën e finales së Conference League në futboll.
Dinamo në Maksimir ka barazuar me rezultat 1:1 me Betisin por falë fitores në Sevilla me 1:0 shkojnë më tej.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, është protagonist i golit të parë duke asistuar për futbollistin Kaneko i cili realizoi në minutën e 59-të.
Mysafirët avancuan me golin e Bakambu në minutën e 38-të.
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 86-të.