Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e nesërme e cila luhet në orës e paradites (11.00) sipas orës tonë.
Dardanët pas fitores me rezultat 83:76 ndaj Republikës së Irlandës, tani kërkon të radhës ndaj Azerbajxhanit në Baku.
Atmosferë e shkëlqyeshme është në kampin e kombëtares tonë dhe të motivuar për këtë sfidë në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të parakualifikuese për Kupën e Botës 2027.
Basketbollistë tanë zotohen se do të japin maksimumin vetëm për fitore.
“Basketbollistët e Kosovës stërviten në Azerbajxhan!
Basketbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma kanë mbajtur stërvitje në Baku të Azerbajxhanit.
Stërvitja ka shkuar sipas planit dhe nuk ka lëndime, para sfidës që do të zhvillohet të dielën.
12-shja nuk ka ndryshuar nga ndeshja me Irlandën dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.
Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 sipas kohës në Kosovë.
Ndeshja transmetohet në Kujtesa.
Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75.
Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027!”, - njofton FBK.