Miami fitoi 121-110 në fushën e Sacramento, duke qëndruar në grupin e ekipeve pretendente në Konferencën e Lindjes. Adebayo me 28 pikë dhe Jaquez me 26 pikë bënë diferencën për Miami.
Toronto, falë një loje të mirë kolektive, me 7 lojtarë që realizna mbi 10 pikë (përfshi titullarët), mundi 130-122 Indiana jashtë fushe. Mathurin e Siakam realizuan 61 pikë së bashku për Indiana, por që mbetën për statistikë.
Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi 111-86 Memphis, sfidë ku diferencën në parket e bëri Schroder me 18 pikë. Sukses në sekondat e fundit për Neë York, që falë 35 pikëve e 12 asist të Brunson mundi 113-111 Detroit.
NBA-Rezultatet e sotme
Indiana – Toronto, 122-130
New York – Detroit, 113-111
Memphis – Brooklyn, 86-111
Sacramento – Miami, 110-121