Klubi i basketbollit Peja e ka paralajmëruar një transferim bombastik.
Verdhezinjtë e kanë bërë një postim në faqen e tyre zyrtare duke e vendosur një robot, me ç’rast kanë shkruar: “Kush e din, e din!”.
Përforcimi të cilin po e paralajmërojnë pejanët është Divine Myles.
Basketbollisti amerikan, i cili është natyralizuar në kosovar dhe që ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pritet të jetë përforcimi i radhës i kampionit aktual të Kosovës.