KB Peja ka njoftuar se është përforcuar me basketbollistin amerikan, Divine Myles.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Mylesi, i cili ka luajtur më parë në Kosovë, si dhe me fanellën e Kombëtares, karrierë ka bërë edhe në SHBA, Francë, Rusi, Gjermani.
Peja shton se me këtë përforcim klubi mbyll transferimet për sezonin 2023/24.