Nga LeBron Xhejms e Kërri te Durant dhe Embid, konfirmohet skuadra e “përbindëshave” të SHBA-së në Lojërat Olimpike!
SHBA-ja po bëhet gati për Lojërat Olimpike dhe duket se medalja e arit mund të quhet një diskutim i mbyllur sa i përket emrave që do të thirren në Paris këtë verë.
Mediat kanë zbuluar lojtarët që do të thirren për këtë eveniment dhe 5-shja startuese do të jetë kjo: Stef kërri, Xhejson Tatum, LeBron Xhejms, Kevin Durant dhe Xhoel Embid.
Gjithashtu, emra si: Antoni Dejvis, Bam Adebajo, Kauhi Leonard, Pol Xhorxh, Devin Buker dhe Xhrui Hollidej kanë pranuar për të qenë pjesë e kësaj skuadre, që do të ishte padyshim favoritja absolute për të fituar medalje e arit në basketboll.