Ndeshjet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra nuk kanë dhuruar surpriza. Flamurtari kampion fitoi 70-42 ndaj Elbasanit, në një ndeshje që ishte një formalitet për vajzat vlonjate.
Diferencën në fushë e bëri Mucenji me 18 pikë.
Nuk zhgënjen as Tirana, që mundi 75-39 në derbin kryeqytetas.
Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu, ku u dallua Enisa Qosja me 21 pikë. Të njëjtin ritëm ndjek edhe Partizani, që falë 20 pikëve të Lalaj dhe 19 të të Haris mundi 84-46 Vllazninë dhe ruan vendin e tretë.
Teuta Basket mundi 84-45 Barleti Basket, duke marrë dy pikë të rëndësishme që e mbajnë në lojë për vendin e katërt. Më e mira në fushë ishte Velias me 23 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 16-të
Tirana – Studenti, 75-39
Partizani – Vllaznia, 84-46
Teuta Basket – Barleti Basket, 84-45
Flamurtari – Elbasani, 80-42
Renditja: Flamurtari 31 pikë, Tirana 30 pikë, Partizani 29 pikë, Vllaznia 25 pikë, Teuta Basket 22 pikë, Studenti 21 pikë, Elbasani 18 pikë, Barleti Basket 16 pikë.