Bashkimi shkëput kontratën me Fergusonin!
Klubi prizrenas ka njoftuar sot se ka shkëputur kontratën me amerikanin, i cili erdhi me shumë bujë për shkak të kaluarës së tij në NBA.
Sipas njoftimit të klubit, ndërprerja e bashkëpunimit me 25-vjeçarin është bërë për arsye disiplinore.
“Klubi ynë njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontraten me lojtarin Terrance Ferguson për arsye diciplinore!”, thuhet në njoftimin e klubit të Bashkimit.