Momente frike në NBA. Bismack Biyombo basketbollisti i Oklahoma City Thunder humbi ndjenjat dhe u rrëzua në një moment që rrethohej nga shokët e skuadrës.
31-vjeçari nga Republika Demokratike e Kongos pësoi një kolaps gjatë sfidës Oklahoma City-Portland Blazers.
Ndeshja u ndërpre, teksa për fatin e mirë Biyombo e mori veten pas ndërhyrjes së stafeve mjekësore.
Basketbollisti do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të specializuara për të mësuar më tepër rreth shkakut që solli rrëzimin e tij.