Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar përballje të forta mes skuadrash pretendente nga dy konferencat. Kampionët në fuqi të Denver Nagets, që mbajnë vendin e tretë në Perëndim aktualisht, mposhtën 115-109 kryesuesin e Lindjes, Boston Sëlltiks.
Një ndeshje plot rivalitet, ku për vendasit funksionoi kolektiviteti, me Nikola Jokiçin që vijon të bëjë histori me “triple-double”-t e veta, teksa realizoi 32 pikë, 12 kërcime dhe 11 asiste, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Braun për miqtë.
Kreun në Konferencën e Perëndimit vijon të mbajë Minesota, që mori fitoren e dytë radhazi, kësaj here në fushën e Indiana Pejsërs, duke e triumfuar 113-111. Një ndeshje plot emocione deri në fund, ku diferencën për Minesotan e bëri Eduards më 41 pikë.
Vijon sezoni me oscilacione për Golden Stejt, që u mund të shtëpi 122-125 nga Çikago Bulls. Uarriors nuk ishin të saktë në fundin e takimit, me Stefon Kerrin që nuk ishte në ditën e tij më të mirë për vendasit. Ndërsa për miqtë shkëlqyen Derozan dhe Vuçeviç me nga 33 pikë secili.
REZULTATET
Detroit-Bruklin 118-112
Indiana-Minesota 111-113
Dallasi-Majami 114-108
Feniksi-Toronto 120-113
Denveri– Boston 115-109
Golden Stejt – Çikago 122-125
Sakramento – San Antonio 131-129